E mbani mend Auron Milotin?, shkodranin që spikatyi jo vetëm me kuqeblutë, por edhe me Toranën e madje duke veshur edhe fanelën kuqzi. Miloti, krahas kuqbeluve e bardhebluve, nuk ka porvuar ekip tjetër nëvendin tonë sepse shtegëtoi dhe vijoi karrierën në Austri. Para sfidës, Auron Miloti, si specialist por edhe si ish-i i të dyja ekipeve ka pohuar: “Tirana-Vllaznia është ndeshje që e pret jo çdo shkodran e tiranas, por çdo shqiptar, është klasikja dhe bukuria e futbollit shqiptar, kam shumë emocione se u bënë ndoshta 20 vite që nuk shoh ndeshjen Tirana-Vllaznia “live”.

Objektivat

“Është herët të flasësh për dy ekipet, pasi Vllaznia ka luajtur mirë, por e tregon çdo lojë që bën gjatë kampiaontit, Tirana me mungesat që ka dhe me trajnerin e ri është herët të thuash kush është favorite”.

Dallimi

“Dy ndeshjet e para i kam parë në TV dhe mund të them, që me ardhjen e trajnerit ka futur frymë të re te Vllaznia. Është dëshira që të luhet deri në minutën e fundit. Kurse vullneti që Tirana e ka pasur gjithmoën si favorizues për ta në ndeshjen e sotme. Loja e bukur ka qenë gjithmonë te Vllaznia, por 100% deri në minutën e fundit nuk e ka pasur dhe në këto dy ndeshje e kam parë dhe kjo favorizon Vllazninë”.

Kalimi te Tirana

Miloti kthehet pas në kohë, afro dy dekada më parë, teksa kujton periudhën kur nga Vllaznia shkoi te bardheblutë… “Nuk na ka marrë Tirana, por kemi shkuar me dëshirë te Tirana. Jo vetëm unë, por çdo shkodran që ka luajtur te Tirana, ka treguar vlerat edhe në kombëtare, si: Salihi, Sinani e Lika, apo dhe të tjerë. Kemi bërë detyrën jo vetmë në Shkodër, por edhe në Trianë. Shpresoj të dal ndonjë sulmues shkodran, por t’ia lëmë kohës”.

Preferenca

“Jam shkodran, dashuroj edhe Tiranën, por mendoj që do të fitojë Vllaznia me një rezultat minimal 1-0. Jam shkodran e nuk e mohoj, por dashuroj edhe Tiranën”,- tha Auron Miloti.