Milani luan në fushën e Sampdorias sonte në mbrëmje, një sfidë e rëndësishme për ecurinë në kampionat.

Kuqezinjtë e vendit të parë, do të tentojnë fitoren e radhës në Serie A, për t’iu shkëputur sërish ndjekësve si Interi dhe Juventusi, që fituan ndeshjet e tyre.

Zlatan Ibrahimovic nuk është grumbulluar për takimin ndaj ekipit dorian. Lideri i Milanit është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në sfidën me Napolin, por trajneri Pioli vendosi të mos rrezikojë.

Italia është pushtuar nga moti i keq, por asgjë nuk e ndal dot 39-vjeçarin e famshëm, i cili ka postuar një video nga Milanello e mbushur me dëborë.

“Provoni të më frenoni”, shkruan Ibra, i cili mezi po rikthimin në fushë dhe te shënimi i golave. /abcnews/