Tifozët portugezë kanë marrë një lajm pozitiv nga autoritetet e shtetit të tyre. Ministri i Ekonomisë së vendit luzitan ka zbuluar vendimin që është marrë në lidhje me rifillimin e futbollit dhe mbylljen e këtij sezoni.

Pedro Siza Vieira njofton në deklaratën për Record se kompeticionet e futbollit do të rifillojnë në fundin e muajit maj.

“Nga dita e hënë do të lejohen sportet në natyrë dhe deri në fund të muajit maj do të jetë i mundur rifillimi i kampionatit”, deklaron Vieira.

Porto dhe Benfica po garonin fort mes tyre për fitimin e titullit kampion. “Dragonjtë e Oportos” kryesojnë me 60 pikë pas javës së 24-t, teksa “Shqiponjat e Lisbonës” ndjekin me një pikë më pak.

Pandemia botërore ka shkaktuar mbi 25 mijë persona të infektuar dhe rreth 1 mijë të vdekur në Portugali. /abcnews/