Ndeshja mes veteranëve të Shqipërisë dhe Kosovës është mbyllur me triumfin e dardanëve vetëm pas goditjes së 11-metërshave.
Kombëtarja zbriti në fushë me legjendat e futbollit me emra si Ilir Bozhiqi, Hysen Zmijani, Alpin Gallo, Armend Dallku, Ardian Mema, Ilir Lame, Ilir Alliu, Agustin Kola, Fatbardh Jera, Migen Memelli dhe Roland Iliadhi, ndërsa trajner i kuqezinjve ishte Sulejman Mema.
Shumica e tyre natyrisht qe si rrjedhoje e kilogrameve te teperta, e kishin te veshtire te demostronin vlerat e tyre me te mira ne fushen e lojes, por ai qe ka spikatur ka qene padyshim Hysen Zmijani. Ndonese 58 vjeç, ai ka treguar serish elegance dhe klas ne fushe duke treguar se nuk plaket kollaj.
Perveç tij e Jeres, ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe Suad Lici e Gilman Lika. Koha e rregullt e kesaj ndeshje eshte mbyllur ne barazim 1-1, nderkohe qe pas gjuajtjes se 11-metershave, kane qene veteranet kosovare qe kane fituar 11-10 duke merituar kesisoj edhe kupen “Pavaresia”./SHKODRA-SPORT.COM/