Ne ndeshjen e tij te dyte si titullar me Vllaznine kete kampionat, nuk ia ka dale ta çoje ate deri ne fund sepse kerkoi zevendesim. E kemi fjalen per mesfushorin boshnjak Zinedin Mustedanagiç.

Natyrisht qe ky nuk ishte nje lajm i mire per stafin teknik qe ka filluar t’i besoje me shume 23 vjeçarit, megjithate duket se per te nuk ka asnje shqetesim serioz.

“Shkodra Sport” eshte interesuar sot prane stafit mjekesor te Vllaznise per te mesuar per gjendjen shendetesore te ketij futbollisti dhe fizioterapisti Haxhaja ka shpjeguar se nuk behet fjale per ndonje demtim muskular siç u mendua.

Mustedanagiç thjesht nuk eshte ndjere mire se po kalon nje viroze dhe si rrjedhoje e kesaj nuk ka qene dot te gjendje ta vazhdonte loje. Kjo do te thote se nese gjerat shkojne mire, ai mund te jete i gatshem per sfiden e se premtes ndaj Teutes.

Megjithate tek Vllaznia nuk shqetesohen shume per demtimet apo mungesat e lojtareve nisur edhe nga kontigjenti i bollshem i lojtareve. Kete e tregoi edhe zevendesimi i Mustedanagiç me Da Silven, i cili vetem nje minute pasi hyre ne fushe shenoi golin e fitores ndaj Laçit/SHKODRA-SPORT.COM/