Jane te dy moshatare, kane njohje me njeri- tjetrin dhe sezonin e kaluar kane dale njeri kampion dhe tjetri nenkampion. E kemi fjalen per Edi Martinin dhe Thomas Brdariç.

Ky i fundit i pyetur ne lidhje me perballjen e javes se ardhshme ndaj Teutes qe nuk do te kete ne pankine tashme Edi Martinin, eshte pergjigjur keshtu per gazetaret:

“Fatkeqesisht ai nuk eshte me trajner i Teutes. Mendoj se ka patur nje pune te veshtire tek kjo skuader sepse edhe ndeshjet e shtepise nuk i kane luajtur ne Durres.

Une i uroj Edit gjithe te mirat sepse ai eshte nje njeri i mire dhe i uroj sa me shume suksese ne vazhdimesi”- ka deklaruar Brdariç.

Maredheniet ne mes tyre duken shume te mira dhe tashme qe Martini eshte i papune, me siguri qe gjate qendrimit ne Shkoder do te kene mundesi te takohen me shume e te bisedojne./SHKODRA-SPORT.COM/