Esin Hakaj dhe Liridon Latifi ishin dy mungesat me peshë në miqësoren e djeshme ndaj austriakëve të Traiskirshen. Hakaj dhe Latifi e ndoqën testin e djeshëm nga shkallët e stadiumit, pasi nuk ishin të gatshëm për trajnerin Mirel Josa.
Mbrojtësi shkodran ka pasur një shqetësim në gishtin e vogël të këmbës së majtë dhe stafi e ka lënë pushim për të mos agravuar problemin.
Ndërsa Latifi është bashkuar vonë me ekipin dhe hapat e para të përgatitjeve.Ai është prapa me programin stërvitor, por edhe për faktin se vjen nga një problem shëndetësor, mungesa e kosovarit në këtë takim ishte e pritshme.
Shpresohet që Latifi të përparojë, në mënyrë që të jetë gati për ndeshjen e parë me Universitatean më 21 korrik në Shkodër.