Vllaznia luan me Egnatian të shtunë në 17:00. Sfida vlen për javën e 35 në Superligë, teksa kuqeblutë do kenë edhe lojtarin e 12 në “Loro Boriçi”. Në këtë duel, trajneri i ri i Vllaznisë, Mirel Josa do duhet të bëjë pa tre titullarë.

Kapiteni Gurishta mungon për shkak të kartonit të kuq të marrë në duelin e humbur me Tiranën, teksa Fangaj mund të zërë vendin e tij.

Sulmuesi Djurdjevic ende nuk e ka kaluar dëmtimin dhe do jetë jashtë, ndërsa mungesë edhe gardiani Qarri që është pezulluar nga Komisioni i Disiplinës.

Kujtojmë se Vllaznia kërkon një vend në zonën europiane dhe nga kampionati, paçka se luan në 31 maj finalen e Kupës kundër Laçit në “Air Albania”. Me 49 pikë në vendin e katërt, shkodranët mbajnë vendin e 4 në klasifikim./newsport/