Futbollistet e Vllaznise festuan diten e djeshme titullin kampion te 9-te rradhazi ne kampionatin e femrave. Ato e priten me entuziasem sfiden e fundit ndaj Skenderbeut dhe gjate gjithe dites flisnin vetem per titullin kampion, por ne asnje moment nuk kishin menduar se ne fund te ndeshjes do te ndahen te zhgenjyer.

Numri i vogel i tifozeve ne stadium per ta ishte zhgenjim, ngjashem siç ishte edhe per drejtuesit e Vllaznise se femrave.

Marrja e titullit kampion per te 9-tin vit rradhazi si kampione e Shqiperise, ka ardhur si rezultat i nje pune te madhe. Megjithate, askush nuk e kishte pritur qe fundi i saj te kthehet ne zhgenjim total.

Dita e djeshme ne Shkoder u pershkrua si nje dite feste. Ne Shkoder, Vllaznia e femrave eshte ekipi me i trofeshem, 9 here kampione Shqiperie dhe 8 here fituese e Kupes se Republikes, teksa jane ne gare edhe per te 9-ten.

Tifozet ne menyre te organizuar i pergezuan vajzat e Vllaznise neper rrjete sociale, por ama ne stadium numeroheshin me gishtat e duarve ata pak tifoze qe ishin, per te mos thene qe shumica prej tyre ishin prinder te futbollisteve.

Pasditja e djeshme deshmoi qe jo gjithçka eshte ne rregull ne Shkoder, pasi kur nuk ka prezence te tifozeve ne stadium sadopak per nje ekip qe shpallet kampione 9-vite rradhazi dhe pa asnje humbje, diçka nuk shkon. Stadiumi “Loro Boriçi” ishte pothuajse i zbrazet, duke bere qe festimi i titullit kampion pa tifozet te duket krejt i shemtuar.

Aq me teper, qe edhe hyrja per tifozet ishte pa bileta. Megjithate, nga pamja qe u pa ne stadium, le shume per te deshiruar.

Numri fare i vogel i tifozeve ishte deshtim, pasi mendohet se nje skuader si Vllaznia e femrave, qe shpallet 9-here kampione rradhazi, aq me teper pa asnje humbje, ka merituar me shume tifoze.

Ne fakt, te gjithe e kane te qarte se ne Shkoder dashuria per futbollin nuk mungon, por numri teper i ulet i tifozeve ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi” per Vllaznine e femrave qe shpallet 9-vite rradhazi kampione dhe pa humbje, te “vriste syte”.
Maringlen ZHIVANI