Vllaznia zhvilloi sot pasdite seancën e rradhë stërvitore përpara ndeshjes kundër Craiovas. Kuqeblutë të kthyer nga Austria prej disa ditësh, ku zhvilluan fazën përgatitore tashmë e kanë zhvendosur aktivitetin e tyre në Shkodër.

Stërvitja ka pasur si synim më tepër përgatitjen taktike të ekipit. Kjo edhe përpara ndeshjes me rumunët, ku çdo gjë do luhet pas 3 ditësh. Ajo që ka rënë në sy gjatë seancës së sotme është se grupi i Vllaznisë ka qenë i plotë.

Asnjë lojtar nuk ka munguar dhe të gjithë kanë qenë të gatshëm për trajnerin Mirel Josa. Fakt që patjetër e gëzon kryeqytetasin, pasi opisonet për skuadrën janë të shumta.

Skuadra po ashtu gëzon një harmoni dhe përgatitje fizike shumë të mirë. Kjo patjetër “ngroh” të gjithë para ndeshjes së Conference League pas tre ditësh, ku kuqeblutë do kenë përballjen e parë zyrtare të sezonit kundër Craiovas në stadiumin “Loro Boriçi”.
Endri ÇINARI