Mirel Josa ka folur ditën e sotme në prag të ndeshjes me Kastriotin. Tekniku i Kukësit deklaroi: “Jo vetëm me Kastriotin, të gjitha ndeshjet janë të vështira. E kemi parë se çfarë ka ndodhur në kampionatin tonë gjatë kësaj periudhe në superiore.

Ka pasur rezultatet të paparashikueshme. Jemi fokusuar te ndeshja e radhës me Kastriotin, që është një skuadër që e kam ndjekur që në takimin e parë me Partizanin. Bëhet fjalë për një ekip të fortë që vrapon, lufton, si dhe ka ndërthurur eksperiencën me lojtarët e rinj”.

Në lidhje me garën për titull, Josa shton: “Kampionati nuk është mbyllur, por duhet respektuar ekipi që kryeson kampionatin, siç është Vllaznia. U mund nga Laçi, pretendimet e ekipeve që vijnë pas shtohen.

Unë e kam parë ndeshjen për mënyrën se si të dyja e kanë interpretuar lojën, Vllaznia e Laçi. Ne duhet të bëjmë punën tonë, nuk duhet ta kemi mendjen te Vllaznia dhe Laçi, sepse ne fillimisht duhet të kapim zonën e Europës. Pastaj çfarë të dalë, është më mirë për ne”.