Mund të themi me plot gojë se as në Shkodër nuk e kanë pritur një nisje kaq të mirë të sezonit. Vllaznia e Mirsad Jonuz “ngroh” ambientin sportdashës në qytetin verior. Me vetëm dy gola të pësuar dhe 5 të shënuar, Jonuz duket se ka një armë shtesë në prapavijë.

Renato Malota është gati t’i bashkohet ekipit për ndeshjen e javës së shtatë, atë ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Si një ish, shtatëlarti pritet të jetë një gjetje e zgjuar në repartin difensiv. Malota kaloi një dëmtim që e mbajti jashtë në përballjen me Skënderbeun.

Nuk është vetem Malota, blerja e shumëpritur Ualusimbi Godfrej ka ditë që ndodhet në Shkodër dhe ka marë minutat e duhura gjatë Kupës së Shqipërisë në mesjave. 30 vjeçari nga Uganda shihet si një përforcim i gjetur për prapavijën kuqeblu.

Në këto kushte, 57 vjeçari i stolit ka më shumë alternativa për prapavijën. Duke parë se përballë kanë Kukësin, një pikë do të ishte mëse e pëlqyeshme për djemtë e Mirsad Jonuz./newsport/