Në Shkodër janë gati për një rikthimi të bujshëm. Klubi kuqeblu u nda me Qatip Osmani, i cili bëhet trajneri i dytë sezonalë që e mbyll me shkodranët pas Migen Memellit.

Dhe drejtimit i skuadrës pritet t’i besohet Thomas Brdaric, një trajneri dhe personazhi që në qytetin më të madh verior ngjall kujtime shumë të bukura. 49-vjeçari gjerman me origjinë kroate, drejtoi Vllazninë në periudhën gusht 2020-mars 2022.

Në Shkodër fitoi Kupën e Shqipërisë, duke prodhuar një futboll tepër tërheqës me Vllazninë. Brdariç do të zyrtarizohet ditën e sotme si tekniku i ri me misionin për të rikthyer titullin kampion në qytetin më të madh verior.

Trofe që tifozerisë së zjarrtë shkodrane i mungon prej vitit 2021. Dhe që Brdaric iu afrua aq shumë në aventurën e parë me Vllazninë.