Ka fituar me permbysje ndaj Internacional dhe per Aden trepikeshi i sotem ka qene shume i rendesishem dhe do ta ndihmoje ate per te arritur objektivin e saj ne kampionat.
Ne takimin e luajtur ne fushen sportive “Adriatik” te Velipojes, futbollistet e drejtuar nga trajneri Admir Mehja kane fituar 2-1 ndaj Internacional duke e kaluar ate tashme ne renditje.
Ne fakt kane qene miqte nga Tirana ata qe kane kaluar te paret ne avantazh qe ne minuten e 9-te te ndeshjes me ane te futbollistit Daci. Menjehere kane reaguar vendasit qe e kane kerkuar me ngulm golin e barazimit, por ai do te vinte 5 minuta para fundit te pjeses se pare.
Ka qene futbollisti Shkreli ai qe e ka derguar topin ne rrjeten e portes kundershtare dhe ne kete menyre, pjesa e pare e ndeshjes eshte mbyllur ne barazim 1-1.
Ne te dyten epersia e ekipit te Ades ka qene e madhe megjithate goli i avantazhit do te vononte dhe me ne fund do te shenohej ne minuten e 80-te me autor Gurin.
Perfundimisht 2-1 per Aden e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 11 pikeve dhe mban vendin e tete ne renditje, por natyrisht qe objektivi i saj eshte per t’u ngjitur edhe me shume ne tabelen e klasifikimit./shkodra-sport.com/