Bayern Munich ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Arsenalin 1-0 në ndeshjen e dytë, ndërsa me rezultat të përgjithshëm 3-2. Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen, duke sulmuar portën e Gunners, por që ishin pafat.

Në minutën e 25-të, Jamal Musial krijoi rastin e parë serioz, por që David Raya ishte i vëmendshëm.Gjashtë minuta më vonë, Topçinjtë krijuan po ashtu rastin e parë me anë të Martin Odegaard, mirëpo as ky nuk e befasoi Manuel Neuerin.

Edhe Gabriel Martinelli (32’) tentoi ta befasonte legjendën e Bayernit, por që sërish ky i fundit ishte në nivelin e detyrës. Arsenali vazhdoi të tregonte më shuam nga loja, por që dy skuadrat kishin një paraqitje të barabartë në këta 45 minutat e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, Leon Goretzka lëshoi një rast të sigurt, pasi goditja e tij me shkoi në shtyllën e majtë. Por, në minutën e 63-të, Joshua Kimmich e ndëshkoi Arsenalin, duke realizuar me kokë në portën e Rayas.

Skuadra mysafire nuk tregoi shumë në minutat e mbetur, ndërsa mbrojta e Bayernit u tregua solide. Në gjysmëfinale, Bayern Munich do ta presë fituesin e duelit mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, që ka shkuar në shtesë. /Telegrafi/