Egnatia gjen më në fund fitoren e parë për vitin 2026. Mbrëmjen e sotme ajo ka fituar 1-0 në Vlorë ndaj Flamurtarit. Një sukses ky që mund t’i ndihmojë kampionët në fuqi të vendit për të dalë nga kriza ku ndodheshin në ndeshjet e fundit.
Goli i vetëm i ndeshjes do të shënohej nga Bakajoko në fillimin e pjesës së dytë. Vlonjatët ndërkohë u përpoqën mjaft për të barazuar dhe krijuan disa raste shënimi por u penguan nga portieri Dajsinani.
Përfundimisht 1-0 për Egnatian që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 42 pikëe duke ruajtur distancën prej tre pikësh me Vllazninë kryesuese. Ndërkohë që me humbjen e sotme për Flamurtarin duket se po vijnë momente të vështira sepse mbetet sërish në vendin e fundit të renditjes me vetëm 19 pikë të grumbulluara.
FLAMURTARI 0-1 EGNATIA
47′ Bakajoko


