Pas kampionatit te Kategorise Superiore dhe te pares, ne fundjave do te nise edhe ai i kategorise se dyte dhe Ada do te luaje ne transferte ndaj Spartakut.

Nje rikthim ky pas nje shkeputje dymujore per shkak te pandemise,,ekipi i futbollit Ada rikthehet te shtunen ne fushe per ndeshjen kunder Spartakut ne Tirane.

“Ndaj Spartakut do të jetë një ndër ndeshjet më të bukura që kemi luajtur deri më tani, por njëkohësisht edhe më delikatja, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores nuk vlen”.

Kështu e ka nisur prononcimin e tij trajneri i Ades, Vahi Pepaj, i cili është i bindur se do të marrin tri pikët kundër Spartakut. Edhe pse ndeshja do luhet ne tirane,per ne sdo ket problem.

Gjatë gjithë javës jemi stërvitur me program të veçantë për t’iu përshtatur sa më shumë stilit të lojës së kundërshtarit, në mënyrë që të jemi triumfues. Pozitiv është fakti se te gjithe futbollistët në fundjavë do të jenë në dispozicion.– ka përfunduar trajneri Vahedin Pepaj.