Nje gol i mesfushorit Amarildo Kaçaj ne minuten e 70-te i ka mjaftuar Veleçikut te fitoje 1-0 ndaj nje rivali direkt siç ishte Iliria duke e zbritur ate tashme nga vendi i pare i renditjes.
Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive te vellezerve Duli ne Koplik. Nje sfide shume e luftuar ne mes dy ekipeve pretendente por qe ne fund ka gezuar vetem koplikasit.
Ata kane luajtur me mire, e kane kerkuar me shume fitoren dhe ia kane dale ta marrin ate fale golit te Kaçajt, pavaresisht se ka patur edhe raste te tjera shenimi.
Duhet thene se ka qene nje sfide shume e luftuar dhe kete e tregon me se miri fakti se arbitri i ndeshjes ka nxjerre plot 8 here nga xhepi i tij.
Veleçiku ka luajtur ne kete ndeshje me formacionin e meposhtem: Bajri, Elbasani, Balaj, B. Çokaj, Rustemaj, Bardulla, Bega, Kaçaj, Banushi, Hajdari dhe Dibra. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Lika ka aktivizuar edhe Milen e Delajn.
Me fitoren e sotme koplikasit jane ngjitur ne kuoten e 15 pikeve duke qene vetem nje pike larg Gramshit te vetem te pare, skuader te cilen do ta presin javen e ardhshme ne Koplik, ne nje ndeshje shume vendimtare./SHKODRA-SPORT.COM/