Vllaznia U-21 ka marre nje fitore me vlera ne ndeshjen e rradhes ne kampionat. Kjo skuader ka fituar ne transferten e kryeqytetit me rezultatin minimal 0-1 ndaj Dinamos me golin e Paolo Pjeshkes nga penalltia.

Me kete trepikesh, ekipi shkodran eshte ne vendin e dyte me 17-pike, duke parakaluar ne kete menyre Dinamon. Ne fakt, duhet thene se Vllaznia U-21 e ka dominuar lojen ne te gjitha drejtimet dhe ka patur shume raste shenimi. Megjithate, ato nuk jane konkretizuar ne menyren e duhur, edhe per merite te portierit te Dinamos.

Gjithsesi, Vllaznia U-21 ka shenuar nje gol me penallti dhe me te, skuadra shkodrane ka marre fitoren e duhur dhe nje trepikesh tjeter me shume vlere, i cili vjen pas fitores me Tiranen.

Gjithsesi, pas ndeshjes, trajneri i U-21, Elvis Plori, ne nje komunikim per “Shkodra Sport” ka mbetur i kenaqur me performancen e ekipit te tij. Keshtu, ndeshje pas ndeshje, Vllaznia U-21 vijon te beje mire ne kampionat.

Megjithate, per rrjedhoje akoma eshte ne vendin e dyte ne renditje, tre pike larg kreut te klasifikimit. Pas javes se nente, Vllaznia U-21 ka arritur te grumbulloje 17-pike, duke u renditur keshtu ne vendin e dyte ne renditje.

Megjithate, jo vetem kaq. E rendesishme eshte qe Vllaznia U-21 te vazhdoje te luaje bukur dhe te nxjerre elemente cilesore per ekipin e pare, teksa nje gje te tille e ka pohuar edhe trajneri Elvis Plori here pas here ne prononcimet e tij, por diten e sotme ekipi shkodran arriti te marre edhe rezultatin e duhur. /Maringlen ZHIVANI/

Dinamo-Vllaznia 0-1

Goli: Pjeshka (pen) 53′

Formacioni i Vllaznise (4-2-3-1): Shkoza, Xhilaj, Pusi, Paloka, Bushaj, Dulaj, Peku, Maliqi, Pjeshka, Bizi, Musaraj (u aktivizuan: Troshani, Aliu) Tr: Elvis Plori