Shqiperia luajti miqesoren e dyte ne “Air Albania” ku diten e merkure zhvilloI ndeshjen me Italine te cilen e humbi ne sbifrat 1-3, e ndersa diten e sotme priti ekipin e Armenise, ndeshje e cila perfundi me rezultatin 2-0 ne favorin e saj.

Ndeshje te cilat ndihmojne me shume per te testuar kapacitetin e lojtareve dhe se ne çfare gjendje eshte skuadra. Ne fakt Shqiperia shfaqi nje performance shume te mire kunder Armenise, ku ishte Xhuliano Skuka qe shenoi i pari ne minuten e 28-te e me pas dyfishoi Kristjan Asllani me ane te 11 metersh te fituar nga  ne minuten e 64-te, duke bere qe ndeshja te perfundoje me rezultatin 2-0.

Ajo çfare ra ne sy ishte aktivizimi i kater lojtarve te superliges e konkretisht te ekipit te Partizanit, ku e nisen si titullare Skuka dhe Hadroj e me pas ne pjesen e dyten Bitri dhe Cara.

Por çuditerisht nuk kishte minuta per titullarin e padiskutushem dhe kapitenin e Vllaznise Erdenis Gurishta ndonese vete Reja dje ne konference per shtyp deklaroi se ai do ta niste si titullar

Perse? Mbase do kete nje tjeter deklarate nga trajneri “ne ikje” i kombetares shqiptare Edi Reja. Nje veprim absurd qe natyrisht meriton nje pergjigje nga stafi i kombetares.
Marinela MATIJA