Atletik U14 ka marre nje fitore me shume vlere ne ndeshjen e sotme ndaj Lushnjes, e vlefshme per javen e katert te kampionatit te kategorise se pare te kesaj grupmoshe.
Goli i Roel Bletaj shenuar qe ne minuten e 5-te te ndeshjes, i ka mjaftuar ekipit te drejtuar nga trajneri Eder Zmijani te marre nje trepikesh me shume vlere per ecurine e tij ne kampionat.
Duhet thene se pas ketij goli nuk kane munguar rastet per te dy ekipet, por qe nuk jane konkretizuar dot, duke bere qe i gjithe takimi te mbyllej me rezultatin e ngushte 1-0 ne favor te Atletik U14.
Me kete fitore ai eshte ngjitur ne kuoten e 3 pikeve dhe mban vendin e tete ne renditje, nderkohe qe ka edhe nje ndeshje me pak te luajtur, ate ndaj Egnatias ne Rrogozhine./SHKODRA-SPORT.COM/
LUSHNJA U14- ATLETIK U14 0-1
Shenues: Bletaj ‘5
ATLETIK U14: Mlloja, Syla, Halluni, A. Ara, Osmanaga, Zeneli, Dama, Lekaj, R.Ara, Bletaj, Narkaj. Trajner Eder Zmijani. U aktivizuan edhe Cemi, Bushati, Kruja e Beqiraj.