Një eurogol me roveshatë u regjistrua në duelin e Kategorisë së Dytë, mes Maliqit dhe AF Luftëtarit që përfundoi me shifrat 2-3 për skuadrën gjirokastrite.

Ishte talenti 19-vjeçar i Maliqit, Florian Pero, i cili në minutën e 53-të të sfidës, pas asistit të Çelnikut nga e majta, me një goditje spektakolare me roveshatë brenda zonës, përshëndeti rrjetën e portierit mik Ribeiro.

Ne kete menyre ka çuar peshë zemrat e tifozëve maliqarë të pranishëm në shkallet e stadiumit.

Një realizim fantastik ky, i 19-vjeçarit Pero, i cili ishte autori i dopietës për maliqarët në përballjen e sotme. Për më tepër shikoni videon: