Pas klubit Vllaznia, mbremjen e sotme ka ardhur edhe reagimi i futbollistes Megi Doçi ne lidhje me sherrin e djeshem ne ndeshjen ndaj Tiranes. Sulmuesja kuqeblu ka dashur te sqaroje gjithçka ka ndodhur dhe per me teper, per te hedhur poshte shume aludime nga ndonje media e veçante qe e konsideron ate nje nder promotoret e ketij sherri kur ne fakt sipas saj eshte e kunderta dhe ajo bashke me te gjithe pjestaret e tjere te Vllaznise jane te dhunuarit. Ja çfare shkruan Doçi ne nje postim te saj ne instagram:

“Une Megi Doçi futbolliste e Vllaznis dënoj dhunën e ushtruar në masë dhe sidomos ndaj femrës.

Ne erdhëm në Tiranë për të luajtur futboll ne vend qe te na respektonin ne shtepin e tyre, ne u përballëm me nje dhunë psikologjike dhe fizike të pafundme të ushtruar ndaj ekipit tonë nga stafi i Tiranës qe ishte i mirëpërgatitur për “luftë” me 8-10 meshkuj në pankinë, në kater anët e fushës mësyn tifozë të Tiranës për të na goditur barbarisht përveç trajnerit të tyre që nuk është përfshirë.

E mirëmenduar, pa praninë e Policisë.

Sado e keqe të jetë një femër si mundet të goditet ajo që mundohet të tërheq apo te mbrojë shoqet e veta dhe të qetësojë situaten?? Miushat, djemtë e Tiranës e bën këtë gjë. TURPPP!!!

Sado që ne u përpoqem te mbroheshim dhe të mbronim njëra tjetrën ishte e pamundur sepse vendasit ishin meshkuj dhe të shumtë në numer.

Nuk e di se cilit i kam ngrënë bukën nga këto të “Panorama Sport” që merren për të prishur imazhin tim për disa like apo komente me shumë, me shkrime, asgjë reale dhe konkrete por vetëm mashtrime.

– ne foton qe keni hedhur keni shprehur:

1 -Që unë kam filluar sherrin me këtë goditje

E verteta: ajo foto është bërë ne fund të rrëmujës dhe kam shkuar të jua heq nga duart një person të ekipit tim ng tre te tillë qe po e godisnin nga koka.

2 – Thuhet që unë po godas personin shtrirë. E verteta: Personi që është shtrirë është i ekipit tim dhe kam reaguar për vetëmbrojtje dhe për ta mbrojtur atë person.

Nese ju shkoni si mik ne shtëpinë e dikuj dhe goditeni nga të gjitha anët. ÇFARË DO BËNIT? DO E MBRONIT VeTEN TUAj?

Mbrojten tonë ju po mundoheni ta ktheni në sulm ndaj nesh dhe sidomos ndaj meje …

Vllaznia ka lujtuar në 1/16 e Champions League dhe ësht shpallur ekipi më fair play i sezonit …

Mua nuk më tremb një palo gazetë si e juaja që cdokush që shkruan aty 98 % e saj janë gënjeshtra …. Disa shkruajnë anonim nga frika .. e disa paguajn e shkruajnë cfarë duan..

Ata që e njohin Megin ,karakterin e saj drejperdrejtsin e saj dhe “luftën”qe ban ndaj padrejtesisë …e dinë që kam të drejt. Mos prisni që ju të më goditni mua apo shoqet e mija dhe unë të hap sytë dhe vetëm të shikoj … KURRËËËË!

Ata që përbaltin imazhin tim janë te ndyrë. “Panorama Sport” dhe jo vetëm por edhe ata qe i bëjnë copy paste postimeve tua mos u mundoni të mbroni nje ekip që skishte bërë asnjë lloj organizimit dhe marrje masash për t’u zhvilluar një ndeshje madje një derbi. Derbi me fjalë por jo me lojë. Koha do ta tregoje.

Unë kërkoj nga gjithsecili tifoz i Vllaznisë apo i imi qofte edhe nga çdo qytetar i Shkodrës që palo gazeta “Panorama Sport” që përbalt imazhin tim, bojkot. Mos të tregtohet dhe të blihet më nga askush në qytetin e Shkodrës sepse asgjë reale nuk ka në shkrimet e saj.

E Juaja MEGI DOÇI!