Java e 13-të nuk mund t’i shpëtonte gabimeve të arbitrave, por këtë herë pamjet filmike tregojnë se problemet vijnë edhe nga sistemi VAR, i cili funksionon për të minimizuar ose korrigjuar vendimet jo të drejta që mund të marrin në fushë gjyqtari kryesorë apo anësorët.
Rasti më flagrant i kësaj jave ndodhi dje në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku pamjet filmike të shfaqura gjatë transmetimit direkt të ndeshjes në “MNC TV”, nxjerrin blof sistemin VAR, aty ku ishin Juxhin Xhaja dhe Ani Koçiaj. Këta të fundit, përmes teknologjisë, konsideruan pozicion jashtë një aksion që arbitri kryesor, Klodian Shahini, e akordoi fillimisht penallti në favor të Vllaznisë, ndërsa nga ana tjetër, anësori Renato Malaj, nuk e kishte ngritur flamurin.
20’ Gjyqtari Shahini bën me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë pas një aksioni në zonën e Laçit, ku mbrojtësi Paulo Zhunior ndalon në mënyrë të parregullt Ildi Grudën e Vllaznisë.
Pas 5 minutash pritje për të konfirmuar golin, VARi sinjalizon kryesorin për një pozicion jashtë loje të Gomesh gjatë aksionit, duke e anuluar penalltinë në favor të Vllaznisë.
Mirëpo, pamjet që u serviren teleshikuesve, konfirmojnë se nuk kemi të bëjmë me një pozicion të parregullt, pasi Gomesh mbahej në lojë nga qendërmbrojtësi i Laçit. Edhe shenja dalluese që VARi e shfaqi për këtë moment, duke qartë që dy lojtarët janë në vijë të drejtë dhe nuk kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.