Suksesi i Anglisë në Kampionatin Botëror dhe në mënyrë të veçantë i trajnerit Gareth Southgate, ka rritur kërkesën e të rinjve që duan të diplomohen për trajnerë futbolli.
Kampusi Universitar i Football Bussines, që zhvillon kurse në stadiumin “Wemley” në Londër dhe në “Etihad Stadium” në Manchester,
pas përfundimit të kampionatit botëror, ka patur një rritje të kërkesave për kursin e trajnerit.
Kështu në Londër numri i aplikantëve është rritur me 72%, ndërsa në Manchester është dyfishuar.
Anglia e mbylli Botërorin në vendin e 4-t, pasi u eliminua në gjysmëfinale nga Kroacia.