Vllaznia e këtij fillim- sezoni është bërë objekt diskutimi edhe në studio televizive teksa nuk mungojnë edhe kritikat për mënyrën si ajo po luan, gabimet në mbrojtje dhe shumë gjëra të tjera.
Me kritika për kuqeblutë ka ardhur edhe moderatorja e njohur Viola Gjoleka e cila e ftuar në “Procesi Sportiv” ka shfaqur edhe njëherë simpatinë e saj për skuadrën e Vllaznisë dhe lojtarët e saj.
Në një prononcim të dhënë, ajo është shprehur se kuqeblutë duket se e kanë ende mendjen tek ajo fitore e bukur ndaj Dinamos dhe janë në delir akoma, prandaj dhe ka dashur t’u bëjë një thirrje publike atyre.
“Shpresoj shumë që ajo fitorja ndaj Dinamos të mos ketë ndikuar shumë si deliri i madhështisë tek futbollistët e Vllaznisë. Edhe vjet ka qenë e njëjta histori, kështu që them të vijnë me këmbë në tokë, të përqendrohen në maksimum. Kjo është një thirrje publike për çunat e saj”.