Kukësi ka reaguar sërish përsa i përket gjykimin në ndeshjet e tyre. Ditën e sotme verilindorët u përballën me Tiranën dhe ndeshja u mbyll në barazim 2-2.

Kukësi shënoi golin e parë me Eze, ndërsa në minutën e 40-të kishte mundësi për të dyfishuar rezultatin, por pasi i Gashit për Eze u ndal nga gjyqtari anësor për pozicion jashtë loje.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Kukësi ka treguar se Eze nuk ishte në pozicion jashtë loje dhe kanë pyetur se deri kur do të vazhdohet kështu duke u dëmtuar nga arbitrat.

“Deri kur kështu?”, shkruan Kukësi krahas videos së momentit të Eze te cilen e ka publikuar ne rrjetet sociale.