Vllaznia ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Austrisë, aty ku do të qëndrojnë për fazën përgatitore 2 javore. Shkodranët, të cilët fituan Kupën e Shqipërisë sezonin e shkuar, do të marrin pjesë në raundin e dytë të UEFA Conference League.

Të besuarit e Mirel Josës do të përballen me rumunët e Craiova, në dy sfida kualifikuese. Seancat stërvitore për këtë sfidë kanë nisur ditën e sotme dhe pjesë e grupit të Vllaznisë, ka qenë dhe Herald Marku, i afruar së fundmi nga skuadra e Partizanit.

Ai bashke me 25 futbollistet e tjere qe kane udhetuar drejt Austrise, kane zhvilluar sot dy seancat e para ne kampingun ku jane vendosur nderkohe qe prej se dieles atyre do t’u bashkohet edhe Liridon Latifi.

Ky i fundit prej nje jave mungon ne stervitje ngaqe ka qene me covid ndersa situata e tij tashme eshte permiresuar dhe brenda ketyre diteve do te bashkohet me skuadren./SHKODRA-SPORT.COM/