Florent Muslija ndryshon skuadër. Sulmuesi i Kosovës ishte pjesë e Hannover 96 në Bundesligën 2, ndërsa tani ka ndryshuar ekip, por jo kampionat.

Muslija ka firmosur ditën e sotme me Paderborn një vit e gjysëm. 23-vjeçari mbylli kontratën me Hannover dhe sot është prezantuar te skuadra tjetër gjermane.

Lajmi është konfirmuar nga vetë skuadra e Paderborn përmes një postimi në faqen zyrtare teksa e konsideron nje perforcime te rendesishem kete me Muslijen.

Në pjesën e parë të sezonit me Hannover, Muslija luajti 13 ndeshje dhe shënoi një gol, ndërsa tani do të nisë një aventurë të re me te Paderborni.