Vllaznia U17 e ka nisur me fitore turneun nderkombetar te Prishtines. Ne ndeshjen çerekfinale, ajo ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit te Llapit dhe protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Kevin Dodaj qe i ka shenuar te dy golat.

Duhet thene se ndeshja eshte dominuar nga kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi te cilet kane kaluar te paret ne avantazh dhe e kane mbyllur pjesen e pare me shifrat 1-0.

Ne te dyten te dy ekipet kane shenuar nga nje gol por ne fund kane qene shkodranet te cilet i jane gezuar fitores dhe kualifikimit per ne gjysmefinale te ketij turneu.

Ne kete tur, ata do te ndeshen me fituesin e çiftit Trepça ’89- 2 Korriku dhe ky takim do te luhet pasditen e neserme dhe padyshim qe Vllaznia U17 do te synoje serish fitoren dhe kualifikimin per ne finale te ketij turne.

Kujtojme qe perpos ekipi kampion te Shqiperise per kete grupmoshe, ne kete turne marrin pjese edhe ato të 2 Korrikut, Trepça ’89, Besa, Rabotniçki, Beshiktash, Ballkani dhe Llapi./SHKODRA-SPORT.COM/