Real Madridi është duke kaluar një periudhë të vështirë, por çuditërisht, mesfushori kroat Luka Modric ka thënë se ardhja e Santiago Solarit e ka bërë skuadrën më të mirë.

Solari e mori drejtimin e skuadrës gjatë muajit tetor në vend të të shkarkuarit Julen Lopetegui.

“Mendoj se jemi përmirësuar nën urdhëratë e Solarit. Gjëja më e rëndësishme është se grupi është unik dhe se skuadra është duke luajtur mirë. Tentoj të ndihmoj sa më shumë që mundem”, ka thënë Modric.

“Unë luaj sepse ende kam uri dhe do të punoj shumë në nivelin më të mirë në mënyrë që ta ndihmoj skuadrën time”, ka shtuar Modric.

Se sa është përmirësuar Reali më së miri tregon ndeshja e fundit me CSKA të Moskës, të cilën gjiganti spanjoll e humbi me rezultat 0:3 dhe atë në “Santiago Bernabeu”.