Ka ardhur pas nje demtimi dhe gradualisht po e rikape formen e tij me te mire, por gjithsesi Esin Hakaj dje i tregoi vlerat e tij me te mira duke kontribuar mbi te gjitha me nje gol me shume vlere qe shenoi ne porten e Kukesit dhe duke i dhene Vllaznise nje trepikesh me shume vlere.

26 vjeçari eshte nje lojtar konstant i cili ne fakt nuk shquhet per gjuajtje ne drejtim te portave kundershtare pasi pika e tij me e forte eshte dalja ne krah dhe krosimi ne zone, por dje spikati me nje gjuajtje te bukur.

Mbi te gjitha jo me kemben e tij te preferuar, te majten, por kete here me te djathten e dergoi topin aty ku nuk mund te arrinte portieri Tafas dhe ne kete menyre i gezoi te gjithe shkodranet.

Hakaj po kalon momente shume te mira te karrieres se tij dhe jo me kot se fundi eshte ftuar edhe nga trajneri Edi Reja ne kombetare teksa e beri debutimin me fanellen kuqezi ne miqesoren ndaj Arabise Saudite.

Kuptohet qe e ka merituar prej kohesh nje ftese te tille dhe vete Hakaj duket i karikuar ne maksimum per te bere me te miren e tij gjithmone me Vllaznine, por edhe me kombetaren sa here qe ta therrasin, ashtu siç pritet te ndodhe serish per miqesoren e javes tjeter ndaj Katarit./SHKODRA-SPORT.COM/