Vllaznia eshte rikthyer ne ditet e saj me te mira dhe kete e tregon fakti qe i ka fituar 4 ndeshjet e fundit. Nje nga arsyet e kesaj kthese duket se eshte edhe ardhja ne forme e disa prej lojtareve me te rendesishem te saj.
Njeri nder ta padyshim qe eshte Fjoart Jonuzi. Loja e tij ne mesfushe kuptohet qe eshte gjithnje ne nivelin e duhur, por tashme na eshte duke u shfaqur edhe si golashenues dhe kete e tregon fakti qe ne tre ndeshjet e fundit, ai ka shenuar tre gola.
Tre gola te ardhur me gjuajtja nga jashte zone duke na shfaqur nje tjeter pike te forte te ketij lojtari. E nisi ndaj Partizanit kur shenoi golin e barazimit qe i hapi me pas rrugen fitores se skuadres te tij.
E vazhdoi ne Ballsh kur shenoi golin e pare qe i hapi fitoren 2-0 kuqebluve duke hedhur nje hap te sigurte drjt kalimit ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise. Dhe “goleada” e tij vazhdoi edhe sot. E tentua 2-3 here te tjera por ishte i pafat derisa u desh te vinte minuta e 93-te, kur ai do te mposhtte me ne fund portierin Dajsinani.
Jonuzi duket se e ka marre me shume deshire te godase herepashere porten kundershtare dhe deri tani ia ka dale ne menyren e duhur. Ne fund te fundit, mesfushor eshte, por jo keq./SHKODRA-SPORT.COM/