Ka bere mire ne disa prej ndeshjeve miqesore te prag-sezonit dhe po ashtu edhe ne ndeshjet e para zyrtare te tij duke shenuar si ne kupe ashtu edhe ne kampionat.
Por sulmuesi Haris Dilaver prej 270 minutash nuk e njeh shijen e golit. Per fat te mire kane shenuar lojtaret e tjere te skuadres shkodrane, por boshnjaku i vijes se pare ne keto tre takime nuk ka qene ne lartesine e duhur.
Ndoshta kjo ka ardhur si rrjedhoje e nje gjendje jo te mire shendetesore qe ai ka kaluar, e megjithate ka kerkuar te jete ne fushe per te dhene kontributin e tij per skuadren.
Dilaver eshte i vetedijshem se te gjithe presin me shume prej tij dhe do te mundohet ta beje kete gje duke rifilluar nga neser.
Trajneri Brdariç ndonese ka edhe sulmues te tjere ne dispozicion, vazhdon te besoje ne aftesite e ketij lojtari dhe e konsideron piken e referimit te Vllaznise ne sulm.
Per kete arsye, neser ndaj Bylisit presim te shohim ne fushe ate sulmuesin qe te gjithe deshirojne, e mbi te gjitha duke shenuar dhe duke ndihmuar Vllaznine per te arritur nje tjeter fitore me te cilen do te vazhdonte serish kryesimin e renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/