Vllaznia U21 i ka bere nje nisje shume te mire kampionatit te sivjetem dhe po spikat jo vetem me rezultatet qe po arrin ne fushen e lojes, por edhe me lojen qe po zhvillon.

Trajneri Fatjon Hasani ka punuar shume me elementin qe ka patur ne dispozicion duke i dhene secilit besimin se mund te beje me mire dhe se mund te rritet edhe me shume nga ana profesionale.

Kjo ka ndodhur edhe me mbrojtesin Rigers Sekja. Lojtari i rritur tek Akademia Vllaznia, provoi te behej edhe pjese e Kukesit, nderkohe qe sezonin e kaluar u rikthye serish ne Shkoder duke luajtur me Vllaznia B.

Sivjet sakaq eshte shnderruar ne nje nga lojtaret me te rendesishem te ekipit te 21 vjeçareve dhe eshte nje nga pikat me te forta per stafin teknik.

Luan mire ne mbrojtje, pozicional dhe shume luftarak si ne lojen ne toke ashtu edhe ne ajer, por ka deshire herepashere te shkoje edhe perpara duke demostruar rolin e nje lideri ne fushe. Nese vazhdon te punoje ne kete menyre, me siguri qe karriera e tij do te njohe vetem rritje./SHKODRA-SPORT.COM/