Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMoratti, i ashpër para Inter–Napoli: Sot, arbitra të dobët, dikur ishte shoqatë...

Moratti, i ashpër para Inter–Napoli: Sot, arbitra të dobët, dikur ishte shoqatë kriminale

Massimo Moratti ka ndezur atmosferën në prag të supersfidës Inter–Napoli me deklarata shumë të forta, të dhëna për ‘Napoli Network’. Ish-presidenti i zikaltërve ka komentuar kaosin arbitral të javës së fundit në Serie A, duke iu referuar drejtpërdrejt episodeve të diskutueshme në ndeshjet Napoli–Verona dhe Lazio–Fiorentina.

Moratti ka bërë një ndarje të qartë mes situatës aktuale dhe skandaleve të së kaluarës, duke përjashtuar çdo krahasim me ‘Calciopoli’-n: “Nuk ka asnjë analogji me atë që ndodhi dikur. Në atë periudhë futbolli drejtohej nga një shoqatë kriminelësh. Sot, problemi është tjetër: ka arbitra që janë jashtë forme dhe jo në nivelin e duhur për këtë kampionat”.

Ai ka kritikuar gjithashtu mënyrën se si po përdoret VAR-i, duke kërkuar më shumë qartësi në hierarkinë e vendimmarrjes. Sipas Moratti-t, episodet e fundit, veçanërisht ato të ndodhura në stadiumin “Maradona”, kanë qenë “të paqarta” dhe kanë shtuar konfuzionin në vend që ta reduktojnë atë.

Duke kaluar te fusha, ish-numri një i Interit e ka cilësuar përballjen në “San Siro” si një moment kyç të sezonit: “Interi e meriton vendin e parë. Nëse fiton, avantazhi bëhet i rëndësishëm, por nuk duhet nënvlerësuar Napoli i Antonio Conte-s, që ka bërë një punë shumë të mirë”.

Në fund, Moratti ka pasur edhe fjalë vlerësimi për presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis: “Ai i ka kaluar të gjithë të tjerët me një rritje të vazhdueshme. Të fitosh në Napoli nuk është e lehtë dhe sukseset e arritura janë vërtet të mëdha”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments