Opinion nga Qamil Gjyrezi
Duke ndjekur me vëmendje rezultatet dhe problematikat që po prezanton ekipi i futbollit të Vllaznisë së Shkodrës, po shkruaj opinionin tim për personin i cili nuk ka ndjenja dhe respektin më elementarë vecanërisht për futbollin e Vllaznisë, krahas një seri faktorësh të tjerë.

Ky është kryetari aktual i Bashkisë së Shkodrës Lorenc Luka. I pa shquar për asnjë fushë të zhvillimit, ky person pati fatet e qytetit tonë për 8 vjet dhe të futbollit. Të gjitha buxhetet e infrastrukturës, arësimit, kulturës, shoqatat, sportit, lejet e ndërtimit, tenderat me miliarda lek, punësimin i ka patur në dorë një person që logjikisht duhej të kërkonte për vete punë. Po kështu funksion politika tek neve dhe në vendet me pak demokraci dhe këto individë, ky “soj” ka qeverisur Shkodrën për 23 vjet. Si funksionoi ekipi i Vllaznisë këto 8 vite dhe cfarë roli ka patur ky “simbol” i të gjithëve në qytetin tonë? Lorenc Luka me një strategji të caktuar e „shkatërroi” Vllazninë, me drejtuesat e këtij ekipi dhe mbi të gjitha me mënyrën se si e menaxhoi atë. Këtë e tregojnë rezulatet dhe cilësia e dobët e lojës e ekipit, por mbi të gjitha mendësia dhe strategjia e një K/bashkiaku që nuk i krijonte ndjenja edhe emocione të mira emri dhe simboli i Vllaznisë. Në moshën e adolshencës, nuk e mbaj mend këtë njeri në stadiumin “Vojo Kushi”, ku Vllaznia pavarësisht se në diktaturë, ka arritur rezultate të mëdha dhe është një simbol jo vetëm për Shkodrën por për të gjithë Shqiptarët. Ndoshta nuk është tifoz futbolli dhe i pëlqen “Voliboli” dhe ka qenë një prej volibollistëve më të dobët në të gjitha planet dikur i Vllaznisë. Në psikologjinë e tij ndoshta ka funksionuar edhe „ideja” e gabuar se ato që ndjekin Vllazninë në futboll janë „injorantë”. Nuk e kuptoj përse mund të jesh „injorant”, kur dashuron një sport me filozofi dhe imagjinatë të vecantë sic është futbolli. Futbolli e shpëtoi botën jo vetëm para rënies së murit të Berlinit por edhe në këto vite me mesazhin e madh që jep dhe menaxhimin e tij perfekt nga drejtuesit e talentuar. Futbolli është sport i mendjes sport intelektual. Sikur Lorenc Luka të ishte një njeri i zakonshëm në qytet me këto mendësi, nuk përbën ndonjë problem. Po pozicioni dhe misioni që i besuan qytetarët e Shkodrës nuk i takon një niveli të tillë shpirtërorë, mbasi ka në dorë fatet e qytetit në disa plane, atë kulturorë dhe material. Prandaj e shkruaj shumë sinqerisht që ky drejtues lokal nuk ka ndjenja për futbollin e Vllaznisë. Futbolli është sport i intelektit. Spunton për shkrimin e mora sic shkruajta nga problematikat që Vllaznia dhe natyrisht nga konferenca për shtypit e prefektit Radovani, që me të drejtë konstatoi që me Vllazninë ëshë filluar keq që në momentet e para. Jam prononcuar disa herë për problemet që ka shfaqur Vllaznia, kryesisht për menaxhimin dhe përkushtimin e drejtuesve lokal për këtë ekip në faqet e shypit lokal dhe atë kombëtarë. Artikujt e mi kanë konsistuar në mos respektimin e publikut të zjarrtë shkodranë nga ato që drejtojnë Shkodrën dhe konkretisht nga Kryetari i kësaj Bashkije. Natyrisht edhe në një artikull tjetër kam shkruar për aksionet e Vllaznisë ku edhe gjyshi im Qamil Gjyrezi, ka qenë aksioner i parë, që dikush donte ta “shiste” Vllazninë lirë dhe për „lajthitjet” e ish-N/kryetrit të Bashkisë Shkodër Troshani, që me një maket futbolli në një media lokale kujtoj se po i mbushte mendjen sportëdashësve shkodranëve se me të vërtetë Bashkija do të ndërtonte një stadium të ri, e që ishte një gënjeshtër e radhës. Natyrisht skenarin e gjënjeshtrës ja kishte pregatitur kryetari i bashkisë dhe ai e lexonte si „papagal”.
Me të vërtetë ka probleme për realizimn dhe menaxhimin e projekteve për futbollin për efekte financiare. Por me këtë lloj mendësie për disa “simbolika” të qytetit këto individë po e tregojnë qartë se kanë ardhë në pushtet “rastësisht” duke zhgënjyer të gjithë votuesit e qytetit tonë pa dallime politike.
Me të vërtetë Luka mund të ketë patur qëllime për zhvillimin e disa sporteve të tjera si basketbolli, etj, por mënyra se si ky staf dhe konkretisht ky drejtues lokal është sjellë me Vllazninë tregon së pari në planin emocional që nuk ka dashtë ta respektojë këtë simbol të të gjithë shkodranëve dhe së dyti që është një “dështak” në këtë fushë. Imagjinoje sikur aktualisht drejtues lokal në lindje dhe perëndim do të silleshin në këtë mënyrë me këto simbole sportive nuk do të kishin shansin që të qëndronin në karrige as edhe një javë jo më 8 vjet. Me të vërtetë mund të pretendojnë për investime që shpesh janë bërë pa cilësi në Shkodër, por këto individë harrojnë se pikërisht janë zgjedhur për zhvillim ekonomik dhe kulturorë të një qyteti dhe e kanë për detyrë të punojnë për komunitetin dhe të ardhmnen e qytetit.
Rasti i Vllaznisë duhet të diskutohet në të gjithë nivelet, kryesisht media dhe intelektualët që të shpëtohet ky aset i rëndësishëm sportiv për Shkodrën e kulturës dhe sportit.
Sa për këto individë mendoj se janë kalues, dhe shumë shpejt njerëzve as që nuk do ju kujtohen në “memorien” e tyre, pasi qyteti i Shkodrës kërkon zhvillim, ekonomi, sport dhe kulturë. Shpresoj që lexuesi e dëgjoi skandalin e fundit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ku mungonte tabela e basketbollit. Kjo tregon qartë seriozitetin e këtij K/Bashkiaku dhe stafin që ka përzgjedhë. Ky zotëri dhe i gjithë stafi i tij, për pak muaj do ta dorëzojë “karrigen” e kryetarit të Bashkisë. Ai po përpiqet me të gjitha mjete që të gjejë mundësi që përsëri të infiltrojë në “labirintet” e majta dhe të djathta të politikës. Një gjë duhet ta mbajë mend mirë që ai do të harrohet, por Shkodra dhe Vllaznia kanë një simbolikë të madhe. Shkodra dhe Vllaznia janë ndjenjë. Shkodra është qyteti ku neve të gjithë pa asnjë dallim në të gjitha planet, qytetarët e këtij qyteti të lashtë duam të jetojmë dhe zhvillojmë Shkodrën, që e ka krijuar Zoti vetë!