Skuadra e djemve të Vllaznisë lufton për një vend në Europë, ndërsa jemi dhe 3 ndeshje larg fundit të kampionatit. Aktualisht kuqeblutë ndodhen në vendin e 4-të me 46 pikë, 3 më pak se vendi i tretë që mbahet nga Egnatia.

Nëse skuadra e djemve lufton për një vend në Europë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për vajzat shkodrane. Skuadra e Vllaznisë për vajza ka arritur të shpallet kampionë në Superiore për sezonin 2022-2023.

Një sukses i jashtëzakonshëm nga vajzat kuqeblu të cilat kanë koleksionuar edhe titullin e 10-të në histori duke mbajtur larg gjithë krenarinë e Shkodrës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale klubi u ka bërë një ftesë të hapur të gjithë tifozëve që ditën e hënë të jenë sa më të shumtë në numër për të festuar sëbashku titullin numër 10-të në histori.

“Një ftesë e hapur! Të gjithë në stadium për të festuar me vajzat kuqeblu në këtë sukses historik të tyre!. Mos mungoni të hënë në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, në festën e krenarisë së Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë”, thuhet në postim./newsport/