Alexis Sanchez është transferuar te një klub gjigant pasi iu bashkua Manchester United nga Arsenal, thotë trajneri i tij i ri Jose Mourinho. Kiliani u shpërngul në Old Trafford në një operacion shkëmbimi me Henrikh Mkhitaryan i cili shkoi në krahun e kundërt. Mourinho shprehet se ishte një marrëveshje e mirë për të gjithë. Po ashtu konfirmoi se Sanchez do të jetë pjesë e skuadrës në raundin e katërt të FA Cup ku United do të ndeshet me Yeovil të premten.

“Kemi marrë një nga sulmuesit më të mirë në botë,” thotë Mourinho. “Ai është shumë i rëndësishëm për ne pasi duam lojtarët më të mirë të mundshëm.

“Pasi ka kohë që luan në Angli, mendoj se të gjithë e dinë se çfarë lojtari është ai, besoj se të gjithë e dinë se çfarë ka bërë tek Arsenal. “Mundohem të mos flas për atë që ka bërë në Spanjë dhe Itali por në Premier League ai ka treguar kualitet të madh.”/telesport/