Requi Puig është lojtari i cili këtë sezon nuk po gjenë shumë hapsira tek skuadra e Bracelonës.

Vetëm katër paraqitje me Barçën që nga fillimi i sezonit të ri futbollistik, janë shumë pak për një lojtar si Puig, që pretendon të arrijë majat në futboll.

Nuk ka vend për spanjoll në formacionin e Roland Koeman, një largim i mundshmë në janar është zgjidhja e këtij problem për 22-vjeçarin.

Nëse tek katalanasit nuk e preferojnë Puig, tek Roma është dëshira e trajnerit Jose Mourinho, që e shikon lojtarin spanjoll si përforcimin e duhur për skuadrën e tij.

Mesfushori me talentin e tij shikohet i përshtatshëm për lojën e Jose-s. Trajneri i kë kërkuar Tiago Pintos që ta ketë pjesë të skuadrës që në merkaton dimërore.