Duhej te ishte nje ndeshje normale kampionati, por ajo e kampionatit te 17 vjeçareve ne mes Djelmnise Shkodrane dhe Vllaznise eshte shnderruar ne nje arene boksi.

Themi keshtu sepse ne ndeshjen e luajtur paraditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” nuk kane munguar as grushtat ne mes lojtareve, reagimet e ashpera ndaj arbitrave e gjera te tjera qe ne fakt nuk i shkojne per shtat nje ndeshje futbolli.

Ne fund te takimit eshte vulosur rezultati i barabarte 2-2 por ne fakt ai fare vlen ne kete rast. Protagonist i gjithe kesaj çfare ka ndodhur ka qene nje apo dy futbolliste te “Djelmnia shkodrane” te cilet te pakenaqur me ndonje vendim te arbitrit, nuk kane munguar te reagojne ashper ndaj tij, por edhe te godasin futbollistet kundershtare.

Si rrjedhoje ne fund nuk ka munguar te reagoje edhe ndonje futbollist i Vllaznise dhe si rrjedhoje arbitri eshte detyruar te nxjerre nga xhepi plot 4 here kartonin e kuq duke ndeshkuar portierin e saj Jukaj si dhe tre futbollistet e Djelmnise, Vitaj, Doçaj e Gjerga.

Sa i takon lojes, Vllaznia U17 ka shenuar dy here me ane te Lumçit dhe Kubazit, ndersa ekipi kundershtar ka shenuar me ane te Doçajt dhe Zhujes. Megjithate me shume sesa rezultati, ajo qe mbetet eshte skena e shemtuar qe u shfaq sot ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/