Një tjetër largim vjen nga skuadrat e Kategorisë së Parë. Luzi ka ndarë rrugët me trajnerin Xhevahir Kapllanin.

Skuadra kavajase mbyll tabelën e klasifikimit në Kategorinë e Parë me vetëm 2 pikë të siguruara në 9 ndeshje. Në fakt Kapllani është trajneri i 3-të sezonal që largohet nga Luzi.

Fillimisht Gerson Stojkut dhe më pas Bledar Devollin. As ish-trajneri i Erzenit nuk ia doli dot të rikthente skuadrën te rezultatet pozitive, teksa në 6 ndeshje në stolin e Luzit nuk mori asnjë pikë.

Ditën e djeshme në stërvitje skuadra u drejtua nga Nertil Ferraj, i cili me shumë gjasa do të marrë në dorë “frenat” e skuadrës për ndeshjet e radhës, ku qëllimi kryesorë do të jetë mbijetesa./newsport/