Ndeshja Skenderbeu- Vllaznia dhe rastet e dyshimta te saj kane marre vemendjen edhe te te ftuarve ne emisionin “Procesi Sportiv” ku ka qene me interes edhe ndjekja e movioles se ish- arbitrit te FIFA-s Lorenc Jemini. Me shpjegimin e rastit te 11-metershit, ne fakt ai e ka bere disi lemsh, megjithate ja si eshte shprehur ai:

“Ne kete ndeshje pati edhe nje incident me arbitrin asistent qe eshte goditur me gure ne koke. Nese arbitrat do te vendosnin, ndeshja mund te nderpritej e te mos fillonte me. Tifozet korçare duhet ta kene te qarte kete gje, per me teper qe ka qene rast i perseritur per ta.

Per t’u ndalur tek 11-metershi qe ka ndezur shume polemika nga ekipi i Vllaznise dhe mendoj se jane te gabuara totalisht dhe pastaj sjellja e portierit te Vllaznise eshte skandaloze. Nuk ka mundesi te ndodhe kjo sjellje. Ka prekur me dore arbitrin, nuk e nxirrnin dot nga fusha vetem se mori karton te kuq.

Eshte penallti dhe karton i kuq ajo nderhyrje, por ama para se te shkojme tek nderhyrja e portierit, ka faull per ekipin e Vllaznise. Mbrojtesi i saj kercen ne ajer por shtyhet nga sulmuesi i Skenderbeut.

Pse e kuqe? Ua kam shpjeguar edhe 200 personave nga Shkodra dhe te gjithe me kane thene faleminderit. Rregullorja e specifikon sakte se edhe pse eshte hequr denimi i dyfishte, penallti dhe karton i kuq, por nese lojtari mbrojtes, perfshi edhe portierin ka mundesi te luaje me topin, atehere eshte karton i verdhe.

Kur nuk ka mundesi te luaje me topin si ne kete rast, atehere eshte karton i kuq. Ka edhe nje moment tjeter kur sulmuesi i Vllaznise Aralica godet me berryl mbrojtesin e Skenderbeut Frasheri dhe duhej te ishte ndeshkuar me karton te kuq.

Por dua te them se sjellja e kapitenit te Skenderbeut Zguro ka qene e patolerueshme dhe ai duhej te ishte ndeshkuar tre here me karton te kuq dhe jo vetem nje here. Per nderhyrje te ashpera, por mbi te gjitha per reagimet e tij ndaj arbitrit, kundershtarit e me rradhe”./SHKODRA-SPORT.COM/