Ka qenë një ndeshje e gjykuar nga Kreshnik Cjapi ku ka pasur disa probleme për sa i përket gjykimit. Në VAR ishte Enea Jorgji.

Gjithsesi, gabimet nuk kanë munguar si nga gjyqtari dhe VAR-i. Mungon një penallti për Tiranën, ndërsa Cjapi ndihmohet nga teknologjia për penalltinë e dhënë në pjesën e parë.Gabon në pjesën e dytë kur nuk sheh një penallti neto në dëm të Seferit.

MINUTA E 18-të: Penallti për Tiranën. Krymi pengon Seferin në zonë. Cjapi jep 11-metërsh. Në minutën e 20- të vendos të vlerësojë vendimin duke u këshilluar me VAR-in. Në minutën e 22-të, Cjapi konsultohet me pamjet dhe dukshëm në siklet anulon vendimin e tij. Adili në mënyrë të çuditshme merr karton të verdhë për protestë. Shyqyr që është teknologjia në këtë rast.

MINUTA E 62-të: Rast për moviolë. Adili pengon Seferin në zonë, Cjapi vazhdon lojën. Pamjet filmike tregojnë se goditja e mbrojtësit të Vllaznisë është e parregullt. Një penallti që nuk shihet as nga Cjapi dhe as nga VAR-i. Gabim i dyfishtë në fushën e lojës, duke i mohuar një penallti Seferit.

MINUTA E 69-të: Zhivanaj bllokon Aralicën me faull. Karton i dytë i verdhë dhe i kuq. Vendim i drejtë i Cjapit.

MINUTA E 77-të: Seferi në shpejtësi mundohet të çajë përpara, duke kaluar në shpejtësi Gurishtën. Kapiteni, duke parë që Seferi mund të shënonte golin e katërt, e ndal para zonës, duke marrë normalisht kartonin e kuq. Cjapi i tregon kartonin. Këtë herë nuk gabon.