Egnatia ka goditur në merkaton e verës me afrimin e sulmuesit Pedro Augusto. Padyshim që braziliani po rezulton vendimtar për rrogozhinasit në këtë fillim sezoni, si në kampionat, por edhe në Kupë ku dje shënoi dy gola të bukur dhe me “aromë” kualifikimi.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për “Panorama Sport” heroi i fitores së Egnatias ndaj verilindorëve tregoi se është i lumtur për dy golat e shënuar dhe fitoren e skuadrës.
“Jam mjaft i lumtur për dy golat e realizuar dhe më gëzon fakti që skuadra po merr atë që meriton. Ne punojmë shumë dhe falë Zotit, ndaj Kukësit puna u shpërblye me dy gola. Për mua si lojtar nuk ka dallim nëse është ndeshje e kampionatit apo Kupës.
Unë mundohem të jap maksimumin, falënderoj edhe shokët e skuadrës që janë gjithmonë të gatshëm të më ndihmojnë në sulm. Shikojmë përpara për sfidën e radhës në kampionat, ate ndaj Vllaznise ku do te kerkojme serish rezultat pozitiv”, u shpreh Pedro.