Vushtrria po ben nje kampionat qe askush nuk e kishte menduar dhe udheheq me merite renditjen e kampionatit te Liges se Pare ne Kosove. Nje ekip qe ishte ndertuar per te konkurruar ne Ligen e Dyte, por disa ndryshime ne formulen e kampionatit ne fillim te sezonit, e gjeten ate nje kategori me lart.

Trajneri Samuel Nikaj sigurisht qe kishte besim tek lojtaret dhe stafi i tij, por ndoshta edhe vete nuk e kishte menduar nje ecuri te tille duke qene pretendentja kryesore per ngjitjen ne Superlige.

Nje rol shume te rendesishem ne kete ecuri padyshim qe po luan trajneri Nikaj, nje ekspert i ngjitjes se ekipeve ne kategorite me te larta te futbollit.

Por jo vetem. Nese Vushtrria sot po kalon nje moment te mire, merite te padiskutueshme ka edhe nje pjestar tjeter i stafit qe ndoshta eshte disi ne hije, por roli i tij ne skuader eshte i jashtezakonshem.

Edhe ai eshte nga Shqiperia. Behet fjale per Mark Dodajn, ish- futbollistin e dale nga Akademia Vllaznia i cili ka provuar te luaje edhe me ekipe te tjera gjate karrieres se tij, perfshire ketu edhe Terbunin, skuadren e qytetit te tij, Pukes.

Sezonin e kaluar trajneri Nikaj e mori me vete tek Burreli si futbollist, nderkohe kete sezon e ka “koleg” si trajner te pergatitjes atletike.

Marku eshte vetem 27 vjeç por i ka hyre nje rruge shume te suksesshme. Ka kryer kursin e video- analistit dhe ate te pergatitesit atletik. Ne vere ka qene shume afer bashkimit edhe me Vllaznine, por ne fund ai zgjodhi te ndjeke Samuel Niken ne Kosove.

Atje ku po ben nje pune jashtezakonisht te shkelqyer, pune e cila po i jep frutet e veta. Kujtojme qe Marku eshte edhe pergatites atletik i kombetares se femrave te Shqiperise qe drejtohet nga Armir Grima.

Ne kete menyre, kemi te bejme me nje kuader sportiv, emri i te cilit me siguri qe shume shpejt do te behet i njohur edhe ne Shkoder e Shqiperi./SHKODRA-SPORT.COM/