Dita e djeshme ka shënuar mbylljen e merkatos së janarit dhe një nga lëvizjet e realizuara tek Vllaznia ka qenë edhe vendimi për qëndrimin e mbrojtësit rumun Dan Geliu Ignat.

Ai gjatë gjithë janarit kishte tentuar të largohej nga Shkodra sepse mendohej që të kalonte në ndonjë ekip tjetër, apo kthim pranë familjes në Rumani.

Megjithatë nga dita e djeshme ai i është bashkuar sërish kuqebluve në stërvitje duke u vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Lika.

Por pavarësisht këtij fakti, numri 1 i pankinës shkodrane sot ka marrë një vendim kundër këtij lojtari. Ignat nuk është përfshirë në 18-shen e ndeshjes ndaj Erzenit.

Një vendim në fakt mëse i drejtë sepse mbrojtësi rumun ka një muaj që nuk stërvitet me ekipin dhe ndonëse ka zhvilluar stërvitje individuale, sërish nuk është i gatshëm për lojë.

Në ditët e ardhshme do të mësohet më tepër në lidhje me këtë çështje dhe për më tepër se kur do ta shohim sërish këtë futbollist në fushën e lojës.
© shkodrasport.com