Egnatia nuk e ka nisur mire kampionatin teksa i ka humbur te dyja sfidat e para te tij, fillimisht ndaj Partizanit, ndersa diten e djeshme ndaj Tiranes ne ndeshjen e luajtur ne Rrogozhine. Por pavaresisht ketij fakti, ne rradhet e kesaj skuadre ka besim se do ia dalin te jene konkurrues deri ne fund.

I ketij mendimi eshte shprehur drejtori sportiv i Egnatias, shkodrani Ndriçim Shtubina i cili duke folur diten e djeshme nder te tjera eshte ngacmuar nga gazetari Alban Xhihani edhe per Vllaznine, ish- skuadren e tij.

“Kemi firmos me 1 sulmues brazilian që është pjesë e jona. Ka nevojë për stërvitje. I kam shpreh objektivat dhe në media, Europën do ta mbaj deri në fund. Kemi ndertuar nje ekip serioz me te cilin kemi pretendime.

A e ndjek une Vllaznine? Nje shkodran që nuk sheh Vllazninë tregon që ka xhelozi ose inat. E kam ndjek gjithmonë Vllazninë dhe do te vazhdoj ta ndjek. Do jetë rivali ynë deri në fund, nuk po them fjalë tjetër po dua ta kalojmë”.