Ndeshja e luajtur tre dite me pare ne Gjirokaster dhe qe u fituar 1-0 nga Vllaznia, eshte drejtuar nga kryesori
GR.Muska i cili ka patur ndihmen e asistenteve M.Shazivari, A.Zalla, te tre te kolegjiumit te Tiranes. Gazeta “Panorama Sport” ka bere moviolen e kesaj ndeshje dhe ajo konstaton se kuqebluve u mungon nje 11-metersh i padhene nga ama e arbitrave ne favorin e saj. Ja rastet e veçuara prej saj:

24′ Rrëmujë në zonë pas harkimit nga goditja e këndit nga Lika, teksa topi devijohet nga Oshafi dhe shkon në rrjetë. Gjyqtari anulon golin pasi anësori Zalla sinjalizon se topi fillimisht ka kaluar vijën fundore. Rast i dyshimtë, pasi edhe pamjet filmike nuk janë të qarta.

37′ Zogaj pretendon për penallti pas një goditjeje, por pamjet filmike tregojnë se Qatos i përplaset topi në fundshpinë, jo në dorë.

54′ Gurishta kroson në zonë, Zogaj godet me kokë dhe topi prek dorën e majtë të Dragoshit. Arbitri është afër aksionit, por vazhdon lojën. Pamjet filmike tregojnë se duhej dhënë penallti për Vllazninë.

84′ Kukaj pretendon 11- metërsh pas prekjes së topit nga Adili. Mirëpo, pamjet tregojnë se topi kapi në kokën e mbrojtësit dhe jo në dorë.

87′ Malota merr dy të verdhë njëri pas tjetrit për një minutë. Fillimisht për protesta ndaj arbitrit pas një faulli të Mehmetllarit ndaj tij, e më pas për ofendimin që i bën kryesorit Muska.