Elseid Hysaj u rikthye sot titullar për Napolin, pasi ishte lënë pushim në dy herët e fundit nga ana e trajnerit Xhenaro Gatuzo.

Mbrojtësi i kombëtares duket se i solli fat skuadrës, duke qenë se të kaltërit fituan me rezultatin 1-2.

Në vlerësimin pas ndeshjes, shkodrani ka marrë notën gjashtë nga ana e Eurosport, teksa cilësohet si i çmuar për anën defensive.

Hysaj-6 “Jo gjithnjë shumë preçiz në mbështetjen e fazës ofensive, megjithatë e zëvendëson duke qenë prezent. I çmueshëm dhe shumë i vëmendshëm në anën defensive”, shkruhej për ndeshjen e zhvilluar nga ana e Hysaj. /VipSport/